Mesazhi i Sadio Manes

Futboll

Mesazhi i Sadio Manes

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:42
Mesazhi i Sadio Manes

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se është mirë, pasi u dërgua në spital urgjentisht për shkak të një goditjeje që e mori në kokë gjatë fitores së Senegalit kundër Kape Verde në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ishin ngritur shqetësime të mëdha pasi Mane u përplas kokë me kokë me portierin e Kape Vergës Vozinha

Vozinha u përjashtua me karton të kuq për këtë përplasje.

Mane pati nevojë për mjekim në fushë dhe befasisht u lejua ta vazhdonte lojë. Ai e shënoi golin e fitores së Senegalit për t’ia siguruar çerekfinalen.

Por 29-vjeçari, i cili i kishte humbur ndjenjat gjatë përplasjes, u rrëzua në tokë pasi e festoi golin dhe më pas u nxor nga loja.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Senegalit Aliou Cisse konfirmoi se Mane ishte dërguar në spital: “Atij i ra të fikët, koka e tij po sillej dhe u desh të dërgohej në spital”.

Mane më vonë e publikoi një fotografi ku shihet i shtrirë në spital dhe përballë Vozinhas.

Ai konfirmoi se është mirë, por paraqitja e tij në ndeshjet e ardhshme në këtë turne është në dyshim.

“Fatmirësisht, gjithçka është mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shkroi Mane në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat