Në pritje të zyrtarizimit të Dushan Vlahoviç te Juventusi, klubi i Fiorentinës po lëviz me shpejtësi për t’i gjetur pasuesin dhe ka identifikuar si objektiv primar brazilianin Arthur Cabral.
Ky i fundit luan me zviceranët e Basel, ku ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, përfshi edhe Barcelonën.
Megjithatë Fiorentina ka bërë hapa konkretë dhe ka arritur marrëveshjen me Cabral, teksa tani po negocion me Baselin për çmimin e kartonit.
Sa i përket serbit Vlahoviç, brenda javës pritet të kompletohet transferimi te Juventus për shifrën e 65 milionë eurove, plus 10 të tjera në formë bonuses.