Chelsea është duke kryer një sondazh për të transferuar lojtarin e Juventus, Alex Sandro.
Dikur, Chelsea ka tentuar transferimin e tij për 40 milion euro por klubi italian ka refuzuar.
Tashmë, ‘Blutë’ e Londrës po mendojnë të provojnë përsëri edhe pse për një shumë më të ulët se dikur.
Thuhet se Juventus është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë për anësorin 31-vjeçar.