Real Madridi do të luajë më shumë mungesa përball Atletik Bilbaos, pasi që katër lojtarë kyç nuk do të jenë në formacionin bazë. Bëhet fjalë për 4 brazilianët: Vinisius Jr, Militao, Kasemiro dhe Rodrigo.
Arsye për një gjë të tillë është fakti se Brazili nuk do t’i lirojë lojtarët për t’u kthyer në Madrid për lojën kundër Bilbaos.
“Mbretërit”, aktualisht po kalojnë një formë të shkëlqyer falë formës së mirë të lojtarëve, por do të ketë ndeshje të vështirë ndaj Bilbaos me gjithë mungesat.
Aktualisht Real Madridi e kryeson tabelën e La Liga-s me 50 pikë, e ndjekur nga Sevilja me 46 dhe në vendin e tretë Real Betis me 40 pikë.