Të enjten, në “Air Albania”, luhet deri i kryeqytetit, Dinamo-Partizanit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, tha se pavarësisht se ndeshjet e Kupës kanë specifike tjetër, synimi mbetet vetëm fitorja.
“Është një ndeshje derbi që ka rëndësi specifike për ne. Dinamo ka ndryshuar, por ne kemi filozofinë tonë. Dinamo është skuadër e mirorganizuar, ka ndryshuar, por të lë të luash futboll dhe ne duhet të tregojmë vlerat tona. Ne do të kërkojmë me patjetër fitoren. Do të futemi në fushë për të fituar. Porosia e veçantë për sulmuesit është që të mos të ndjejnë presionin, të luajnë me entuziazëm dhe të luajnë pa vetëbesimin e tepërt. Skuadra duhet të jetë fanatike në veprimet sulmuese.”
Kupa, rruga e shkurtër për në Europë: “Duke pasur parasysh pozicionin që ndodhemi në tabelën e renditjes, do të bëjmë maksimumin që të rritemi. Kupa është bonus që na dërgon në Kupat e Europës, që është objektivi minimal i Partizanit.”
Merkatoja: “Shpresoj që në mbylljen e merkatos të plotësojmë disa elementë që i kemi të nevojshëm për të arritur objektivat. Partizani lufton gjithmonë për të dy trofetë. Duam që ta kalojmë këtë situatë dhe të ngjitet sa më lart. Merkato e janarit të jep shumë pak mundësi, duhet të jesh shumë i kujdesshëm me përzgjedhjet sepse nuk kemi shumë alternativa.
Gjendja e Bitrit: “Bitri ka pasur disa probleme si pasojë e mungesës së gjatë për shkak të COVID-19 dhe me tapetin sintetik, sepse me Astanën ai është stërvitur me tapet tjetër dhe i ka ardhur ky dëmtim. Është rikuperuar 80%, sot do të jetë dita që do të vendosim për të shpresoj që Bitri të jetë në lojë, por kjo varet nga dakordësia që mund të japë stafi mjekësor".