Muriqi drejt kalimit në La Liga!
Vedat Muriqi, gjithnjë e më afër transferimit te Mallorca në La Liga.
Klubi spanjoll ka hedhur në tavolinë një huazim të rëndë prej 300 mijë eurosh deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje përfundimtare të bomberit të Kosovës për 13 milionë euro.
Mbyllja e operacionit është një hap larg, Lazio është gati të japë dritën jeshile, edhe sepse Mallorca ka garantuar pagesën e të gjithë pagës së sulmuesit dardan nga tani deri në qershor.