Tre gjigandët anglez, Liverpool, Manchester City dhe Arsenal janë duke synuar për të nënshkruar me mesfushorin e Leicester Cityt Youri Tielemans, raporton “Fichajes”.
Po ashtu, thuhet se situatën e mesfushorit belg janë duke e monitoruar edhe Real Madridi e Barcelona, ku kontrata e yllit 24 vjeçar skadon në vitin 2023.
Nëse Leicester nuk arrin ta bind Tielemans që të rinovojë kontratën e tij me “Dhelprat”, pritet që krerët e klubit anglez të vendosin ta shesin yllin belg.
Këtë sezon, në 25 paraqitje në të gjitha garat për Leicester, Youri Tielemans ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.