Vushtrria synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Ky kolektiv është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Vushtrriasit angazhojnë dy talentet e mëdhenj.
“Super talentët e rajonit të Mitrovicës Medin Gashi dhe Amsal Krasniqi i bashkohen FC Vushtrrisë.
Të dy të ardhur nga Shkolla e Futbollit FC Forca nga Vushtrria, të cilët e falenderojmë për bashkëpunim.
Talentë të jashtëzakonshëm e me të ardhme të ndritur para vetes së tyre.Mirësevini e shumë suksese!”, njofton FC Vushtrria.