Luka Modriç është futbollisti më i mirë kroat në 50 vitet e fundit sipas përzgjedhjes së lexuesve të gazetës së njohur kroate “Veçernj List”.
“Pas 16 ditëve të sondazhit, në të cilët lexuesit e “Veçernj List” dhanë 107,859 vota, vendi i parë shkoi për Modriçin, që ishte absolutisht e pritshme dhe e merituar sepse Luka është futbollisti ynë i vetëm që fitoi “Topin e Artë”, 2018 dhe ka 10 sezonet e tij në Real e 17 trofe.
Vendin e dytë e fitoi Davor Shuker, të tretin Robert Prosineçki dhe vendin e katërt e ndanë Zvonimir Boban dhe Mario Mandzhukiç”, shkruan mes të tjera “Veçernj List”.
“Sipas lexuesve, Modriç mori më shumë vota (55.6%), para Davor Shukerit (11.1%), Robert Prosineçkiti (9%) dhe befason Ademi, renditet në të katërtin (8.8%)”, shkruan me tej.
Renditja e përgjithshme:
1. Luka Modriç 20 pikë
2. Davor Shuker 18
3. Robert Prosineçki 16
4. Zvonimir Boban 11
4. Mario Mandzukiç 11
6. Ivan Rakitiç 9
7. Arijan Ademi 8
8. Ivan Gudel 7
9. Velimir Zajec 5
9. Alen Bokshiq 5
Renditja sipas votimeve të lexuesve
1. Luka Modriç 55,6% (10 pikë)
2. Davor Shuker 11,1% (9)
3. Robert Prosineçki 9,02% (8)
4. Arijan Ademi 8,8% (7)
5. Mario Mandzukiç 4,2% (6)
6. Ivan Gudel 3,6% (5)
7. Zvonimir Boban 2,2% (4)
8. Ivan Rakitiç 2,03% (3)
9. Velimir Zajec 1,8 % (2)
10. Alen Bokshiq 1,7% (1)