Në ndeshjen miqësore mes Fushë Kosovës dhe Ferizajt, u zhvillua ndeshje e mirë e me efikas të lartë, gjithsej 6 gola.
Fushë Kosova ndahet baras (3:3) me Ferizajn, në takimin që u zhvillua në Durrës.
“Ka përfunduar ndeshja e dytë kontrolluese në bregdetin shqiptar, në Durrës ku skuadra jonë ka barazuar me KF Fushë Kosovën me rezultat 3:3.
Golashënuesit e skuadrës sonë ishin; Sunaj Hasan 1, Albion Kurtaj 1 dhe Egzon Shabani 1.
Në ndeshjet kontrolluese rezultati është gjithmonë në plan të dytë, dhe trajneri, Arbnor Morina bëri disa kombinime në formacion ne ndeshjen e sodit, për të shikuar formën e futbollistëve tanë.
Ndeshja e radhës e skuadrës tonë është me KF Drenicen te premten me datën 28/01”, njofton KF Ferizaj.