Vushtrria gjithnjë e më e përforcuar për pjesën e dytë të kamponatit përkatësisht të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B. Vushtrriasit përforcohen me portierin Armend Ruxhi.
“Portieri me përvojë pjesë e disa klubeve si FC Liria, FC Ballkani e së fundmi pjesë e FC Onix, ka vendosur që stinorin pranveror të vazhdojë me Vushtrrinë.
Armend Ruxhi është bashkangjitur klubit në fazën përgatitore që klubi ynë po e zhvillon në Durrës.
Ne dëshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret rikthimin në Superligën e Kosovës!
Këtu përfundon edhe merkatorja jonë sa u përket transferimeve”, njofton FC Vushtrria.