Gareth Southgate ka zbuluar një anekdotë interesante që ka lidhje me Tammy Abraham, sulmuesin e Roma-s:
“Çdo skuadër ka kaluar momente në të cilët ka patur disa këngë që janë dëgjuar shpesh gjatë një cikli fitues. E gjitha kjo bashkon grupin. Një këngë nis dhe ndoshta është e viteve kur është luajtur bashkë”, ka thënë trajneri i Anglisë.
“Pjesa emocionale e muzikës sjell në mendje kujtimet, të gëzuara ose jo. Ky është pushteti i saj.
Mbaj mend se Abraham, në kohën kur luante me kombëtaren Under-21, ishte me të vërtetë një këngëtar i zoti, nuk kam dëgjuar asnjë më të mirë se ai, është me të vërtetë i aftë"