Haaland zgjedh tre më të mirët e vitit 2021

Futboll

Haaland zgjedh tre më të mirët e vitit 2021

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:55
Haaland zgjedh tre më të mirët e vitit 2021

Erling Haaland ka zgjedhur sipas shijeve të tij tre lojtarët më të mirë për vitin 2021.

Ylli norvegjez i Borussia Dortmund është treguar mjaftueshëm modest duke përjashtuar veten e tij nga kjo renditje, pavarësisht se 21-vjeçari ka shënuar me “breshëri” duke marrë shumë vlerësime.

Gjithsesi, Haaland ka preferuar si numri 1 për vitin 2021 homologun e tij te Bayern Munich, Robert Lewandowski, ndërsa në listën e tij ka përfshirë edhe Benzema me Messin.

“Duhet ta pranojmë se Robert Lewandowski është numri një dhe më pas për mendimin tim vjen Karim Benzema. Ai gjithashtu ka qenë i mrekullueshëm në vitin 2021, ndërsa nuk mund të lë pas Messin.

Në këtë formë, pas Lewandowskit, vendi i dytë shkon për Benzema dhe i treti për Messin”, u shpreh Haaland.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat