Vllaznia ka përforcuar radhët për pjesën pranverore.
Skuadra nga Pozherani pas angazhimit për kryetrajner të Nazmi Ramës, si ndihmës të tij e ka prurë edhe Sheremet Isufin, ish sulmuesin e njohur.
KF Vllaznia e Pozheranit gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar: Sheremet Isufi – ndihmëstrajner nga KF Trepça.
Futbollistët Nuri Jonuzi nga KF Veleshta (Maqedoni), Milot Kamberi nga Trepça ’89, Daniele Toto nga Trepça ’89, Henry Austine Onoka nga Arbëria, Bergin Maliqi nga Shkëndija, Kreshnik Tahiri nga Australia. Ecim së bashku drejt sukseseve”, njofton Vllaznia.