Megzon Visoka është kryetrajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.
Pas largimit nga Arbëria e Dobrajës së madhe, Visoka emërohet në krye të skuadrës prishtinase, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
“Pas ndarjes së papritur me KF Arbëria, ndarje e cila erdhi si rrjedhojë e shumë problemeve organizative brenda klubit, sot edhe zyrtarisht kam finalizuar marrëveshjen e arritur prej ditësh me KF Flamurtari, që të jem kryetrajner i klubit për një vit e gjysmë me mundësi vazhdimi edhe për kampionatin 2023/2024.
Objektivi i presidentit, drejtorit sportiv dhe i imi si kryetrajner është që të ndërtojmë një skuadër kompetitive dhe shumë cilësore e cila do të jetë e aftë që brenda dy viteve të ardhshme të kërkojë ngjitjen në Superligë dhe të promovojë futbollist të rinj e shumë cilësorë.
Unë me bashkëpunëtorët e mi do të punojmë pareshtur që Flamurtari të promovojë talente dhe të jetë skuadër fituese ashtu siç ishte në të kaluarën e vet të lavdishme!”, ka thënë Visoka.