Vedat Muriqi largohet nga Serie A! Sulmuesi i Kosovës, që dështoi totalisht te Lazio dhe nuk mundi dot kurrë të përshtatej dhe të justifikonte as gjysmat e atyre 18 mln eurove të paguara te Fenerbahce, do të luajë pjesën e mbetur të sezonit në Spanjë.
Akordi është arritur mes Lazios dhe Mallorca-s. Sipas medieve iberike, huazim 300 mijë euro për gjashtë muaj dhe e drejtë blerje që është në 13 mln euro.
Futbollisti do të udhëtojë në Spanjë dhe nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore.
Në 1 sezon e gjysmë me Lazion, Muriqi shënoi vetëm 2 gola në më shumë se 30 ndeshje.