Një pikë kthese e rëndësishme në negociatat për rinovimin e Ousmane Dembele me Barcelonën.
Sipas tw pwrditshes spanjolle “Sport”, agjentët e anësorit francez, Mousa Sisoko dhe Marko Lihsteiner, kanë zhvilluar një takim me trajnerin Çavi, të cilit i kanë ripërsëritur dëshirën e lojtarit për të rinovuar kontratën që skadon në qershor.
Kjo është një rrisi e rëndësishme, duke qenë se deri më tani dukej se nuk mund të kishte vend për vazhdimin e histories, ndwrsa tani thuhet se dy agjentët do të qëndrojnë në qytet me synimin për të mbyllur marrëveshjen me klubin blaugrana.
Dembélé do të ishte “krenar që te ishte një lojtar i Barcelonës dhe ai dëshiron të vazhdojë të ndihmojë ekipin të arrijë qëllimet e tij”. Ata po ashtu theksuan se “nuk vihet në dyshim angazhimi i tij, i cili është 100% i perqendruar”.
Një mesazh që i njëjti lojtar i ishte transmetuar tashmë trajnerit pak ditë më parë.