Gana shkarkon trajnerin!
Dështimi i përfaqësueses së Ganës për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Kombeve të Afrikës, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të këtij vendi.
Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate ka shkarkuar trajnerit e “Yjeve të Zinj”, Milovan Rajevac, të cilit nuk mund t’i falej humbja 3-2 ndaj Komorosit në ndeshjen e fundit në grup.
Federata Ganeze e Futbollit ka njoftuar se shumë shpjet do të emërohet trajneri i ri, i cili do të ketë për detyrë të kualifikojë skuadrën në përballjen e play off-it në muajin mars, kundër Nigerisë, për një biletë në Kupën e Botës “Katar 2022”.