Skënderbeu dhe Teuta do të sfidojnë njëra-tjetrën në sfidën e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në këtë takim të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme, por sigurisht situata në radhët e Skënderbeut duket më e rënduar.
Në radhët e korçarëve mungojnë Vitija, Vrapi, Randi dhe Moraesh.
Ndërkohë, për sa i përket Teutës, lojtari i vetëm që mungon në kampin bregdetar për çerekfinalen e vajtjes së Kupës është Xhekson, ndërsa lajmi pozitiv për trajnerin Arapi është rikthimi i qendërmbrojtësit Filip Ivanoviç, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin.