Sot do të luhen dy ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në orën 13:45, në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu-Teuta.
Kupa e Shqipërisë do të jetë një shpëtim për të dyja ekipet duke parë renditjen në Kategorinë Superiore dhe me shumë gjasa objektivi i dy skuadrave do të jetë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.
Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, Dinamo-Partizani.
Edhe për të dy këto ekipe mbërritja deri në fund të këtij kompeticioni është objektiv i të dy ekipeve duke parë renditjen në klasifikim, por edhe se Kupa është rruga më e shkurtër për të shkuar në Europë.