Pas Ferran Torres, duket se Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez kanë nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje në merkato. Objektivi i radhës për katalanasit është Adama Traore, i cili në fakt është një njohje e vjetër për klubin duke qenë se është rritur në akademinë e La Masia ndërsa me ekipin e parë të Barçës numëron vetëm një paraqitje.
Por, zhvillimi i tij profesional në radhët e Wolverhampton në Premier League ka bërë që klubi spanjoll të rikthejë vëmendjen nga spanjolli. Ideja është që 26-vjeçari të transferohet në Camp Nou nëpërmjet formulës së huazimit deri në fund të huazimit, por pa detyrimin e blerjes së kartonit.
Ndërkohë, ky interes i blaugranave për futbollistin, nuk i shkon aspak Tottenhamit që prej fillimit të merkatos së janarit është nën gjurmët e Traore, pasi sulmuesi anësor ka pëlqimin e trajnerit Antonio Conte.
Tashmë, kur kanë mbetur edhe katër ditë nga merkato e janarit mbetet për t’u parë edhe dëshira e vetë Traores.