Lionel Scaloni shpjegoi arsyet që çuan në mos thirrjen e Lionel Messit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë:
“Ne do të donim që ai të ishte këtu. Unë pata një bisedë me të dhe Leo më tha se ka vuajtur shumë prej COVID.
Ai kishte shumicën e simptomave. Është e rëndësishme që ai të rikuperohet fizikisht, preferova më mirë të mos rrezikoja.
Messi nuk ka luajtur prej disa kohësh dhe mendoj se vendimi ishte i duhuri”.
Në mungesë të yllit argjentinas, Scaloni saktësoi se shiritin e kapitenit do ta mbajë Angel di Maria.