Merret vendimi zyrtar për sfidën Skënderbeu-Teuta, ku takimi do të luhet dhe pritet të nisë rreth orës 14:20.
E gjithë kjo gjë u bë për shkak të mungesës së ujit në dushet e dhomave të zhveshjes ku thuhej se ndeshja mund edhe të mos zhvillohet.
Së fundmi delegati i këtij dueli ka marrë vendimin për ta luajtur këtë sfidë në orën 14:20.
Dueli do të luhet me top me ngjyrë të kuqe duke parë se terreni i fushës së stadiumit “Skënderbeu” është tërësisht i mbuluar nga dëbora.
Ndeshja Skënderbeu-Teuta është e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.