Starton sfida me terrenin e mbuluar me dëborë!
Ka startuar në orën 14:25, në stadiumin “Skënderbeu”, sfida fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Teuta.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren duke parë renditjen e tyre në kampionat dhe kompeticioni i Kupës së Shqipërisë mund të jetë një shpëtim për sezonin e të dy ekipeve.
Sfida ka startuar me vonesë, për arsye të mungesës së ujit në dushet e dhomave të zhveshjes.
Në fillim u krijua mendimi i shtyrjes për një datë tjetër, por më pas delegati i takimit mori vendimin për të nisur ndeshjen rreth 35 minuta më vonë.