Dy emra të mëdhenj, njëri në Kroaci e tjetri në Kosovë

Futboll

Dy emra të mëdhenj, njëri në Kroaci e tjetri në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:09
Mirosllav Çiro Bllazheviç e Ajet Shosholli

Dy emra të mëdhenj të futbollit! Dy emra që bënë historinë në botën e futbollit: Ajet Shosholli dhe Mirosllav Çiro Bllazheviç!

Cila është e veçanta e këtyre dy emrave të mëdhenj?

Në javën e tretë të nëntorit të vitit 1984, Ajet Shosholli emërohet kryetrajner i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, në kohën kur garonin në elitën e futbollit ish jugosllav. 

Në pranverë e vitit 1985 Bllazheviç zbarkon në kryeqytetin e Kosovës dhe emërohet kryetrajner i Prishtinës.
Bllazheviç dhe Shosholli punojnë së bashku.

Në pavarësimin e futbollit të Kosovës, Shosholli me Prishtinën fiton titullin e parë të Kampionatit të pavarur të Kosovës pikërisht në edicionin 1991-1992. 

Shosholli në gusht të vitit 1991 u kërcënua rëndë nga pushtuesi serb.

Shosholli është trajneri i parë shqiptar që e ngriti Shkëndijen në elitën e futbollit të Maqedonisë në edicionin 1995-1996.
Bllazheviç ka qenë selektor i Kombëtares së Kroacisë dhe e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. 

Shosholli është selektori i parë i Kombëtares së Kosovës, nga viti 1991-1996 dhe selektori i parë që ka zhvilluar ndeshjen e parë revyale, Shqipëri – Kosovë 3:1 pikërisht me 14 shkurt të vitit 1993.

Shosholli dhe Bllazheviç, janë emra më të mëdhenj të trajnerëve në Kosovë përkatësisht në Kroaci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat