Një ngjarje e vështirë për t’u trajtuar u regjistrua në mbrëmjen e së mërkurës në Serie B të Italisë. Në fundin e sfidës mes Leçe dhe Vicenza, nervat nuk mbajtën aspak lojtarin Zan Majer i cili ofendoi Riçardo Meggiorinin nga mamaja.
Për fat të keq, mamaja e futbollistit të Vicenzës kishte ndërruar jetë dhe ofendimi rëndoi dyfish gjendjen e Meggiorinit, duke bërë që ai të mos i mbante lotët në fushë.
Sigurisht, për 36-vjeçarin pati solidarizim edhe nga ana e kapitenit të Leçes, Lucioni ndërsa e rëndësishme është se Majer e ka kuptuar gabimin dhe i ka kërkuar falje publikisht kolegut të tij futbollist.
“Ndonjëherë në fushë themi gjëra të cilat nuk i mendojmë në të vërtetë, i themi vetëm prej nervave. Dua t’i kërkoj falje publikisht Meggiorinit. Më vjen shumë keq për të”, u shpreh Majer.