Arrihet marrëveshja, Barcelona rikthen “bishën” në shtëpi!
Barcelona ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Uolves, Adama Traore në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Kështu, afrikani i natyralizuar spanjoll, rikthehet në Barcelonë pas 7 vitesh, kur luante me ekipin B të katalanasve.
Pritet që të premten Traore të kryej vizitat mjekësorë me klubin e tij të ri.
Ky transferim pritet ta ndihmojë dhe më shumë skuadrën e Çavit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.