Pas Durrësit e Elbasanit , kampionati i shkollave 9-vjeçare ka ngritur siparin edhe në qytetin e Fierit. Ky kampionat, i organizuar nga Zyra Rajonale e FSHF-së në Fier ka nisur prej dy javësh në këtë qytet. 10 shkolla janë regjistruar të luajnë futboll në këtë sezon, me vajzat fierake të cilat janë shumë të angazhuara me këtë sport.
10 shkollat pjesëmarrëse në këtë aktivitet janë pajisur me bazë materiale nga Federata Shqiptare e Futbollit, si uniforma dhe topa futbolli, duke ndihmuar dhe asistuar kështu të gjitha futbollistet e vogla dhe stafet.
Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po mbështet financiarisht dhe materialisht të gjitha ekipet e femrave, ashtu sikurse edhe kampionatet e futbollit të femrave në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve për dy javët e para të zhvilluara:
Java e parë
Naim Frashëri 1 -0 Naun Stroni
Kristaq Shtembari 1 – 0 Halit Gremi
Jani Bakalli 3 – 1 Dino Ismaili
Pinellopi Pirro 1 – 2 Mark Dashi
Java e dytë
Koli Allkanjari 1 – 1 Naim Frashëri
Dino Ismaili 1 – 2 Liri Gero
Halit Gremi 0 – 2 Jani Bakalli
Naun Stroni 0 – 1 Kristaq Shtembari