Cristiano Ronaldo nuk ka qenë aspak i kënaqur kur ka parë se Transfermarkt e ka vlerësuar 75 milionë euro gjatë kohës që ishte tek Juventus-i, që ka shtyrë CR7 të bllokojë profilin në Instagram të faqe së njohur.
Transfermarkt ka bërë një postim me lojtarët më të shtrenjtë të Jorge Mendes dhe ylli i Manchester United u ka dërguar një mesazh privat duke u ankuar për çmimin që i kishin vënë.
“Nuk mund t’i bëjëm tag Ronaldo-s, sepse ai na ka bllokuar pasi ka parë vlerën e tij”, ka qenë komenti i Transfermarkt në postimin e tyre.
Në një deklaratë të bërë për The Athletic, koordinatori i Transfermarkt, Christian Swartz, ka zbuluar se punonjësit e faqes kanë provuar t’i shpjegojnë Ronaldo-s pse ishte vlerësuar 75 milionë euro.
“Ai i ka dërguar një mesazh në fillim stafit të rrjetit social”, ka thënë Swartz.
“Ata i janë përgjigjur, i kanë shpjeguar arsyen e vlerësimit dhe i kanë thënë ‘Mes lojtarëve të grupmoshës tënde, t’i je numri një me një diferencë të madhe’. Ai ka dërguar disa emoji me fytyrën e qeshur dhe më pas na ka bllokuar”.
Lojtari më i shtrenjtë në ekipin e Jorge Mendes ka qenë mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva, i cili është vlerësuar 100 milionë euro në atë kohë.
Një vit pas publimimit të grafikës, Ronaldo u largua tek Juventus për t’u kthyer te Manchester United, për të cilët ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje deri tani në këtë sezon.