Dy marrëveshje të realizuara brenda një dite, ku kampioni italian Inter pas transferimit të Robin Gosens arrin të sigurojë edhe shërbimet e sulmuesit të Genoas Felipe Caicedo.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, ku sulmuesi nga Ekuadori i bashkohet “Nerazzurëve” si zëvendësues i Dzekos dhe Lautaros, përcjell KosovaPress.
Gjatë orëve në vazhdim Caicedo do të jetë në qytetin e Milanos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij të re me Interin.
Këtë sezon, në 10 paraqitje për skuadrën e Genoas në të gjitha garat, Felipe Caicedo ka regjistruar vetëm një gol dhe tre asistime mbi emrin e tij.