Futbollisti Rodrigo De Paul ka thënë që Kili e kishte keqtrajtuar Argjentinën në vizitën e tyre në këtë shtet të enjten në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Mesfushori ka pohuar se nikoqirët as i kishin lënë mysafirët që t’i përdorin tualetet kur kishin arritur atje.
“Nuk na lanë as të shkojmë në tualet kur dolëm nga aeroplanit,” ka thënë De Paul për reporterët.
“Ata na i ndalën kondicionerët e ajrit, dhe ne nuk kishim ujë, dhe bënin me sirena përgjatë qëndrimit tonë.”
Megjithatë, Argjentina fitoi me rezultat 1:2 falë golave të Angel Di Marias dhe Lautaro Martinezit.