Jurgen Bardhi po kalon një moment mjaft të mirë me skuadrën e Tuzlasporit, duke shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e tij.
Së fundmi ish-lojtari i Partizanit i ka shënuar një gol në miqësore gjigantëve turq të Gallatasarajit ku janë shkatërruar me 6 gola, ekzaktësisht me rezultatin 2-6.
Një rezultat që nuk i shkon për shtat një ekipi si Gallatasaraji sidomos ndaj një skuadre që ndodhet në Ligën e Parë turke.
Jurgen Bardhi shënoi golin e vulosjes së takimit në minutën e 83′.
Aktualisht me fanellën e Tuzlasporit, 24-vjeçari është aktivizuar në kampionat 20 ndeshje duke realizuar 3 gola.