Ish-ylli i Serisë A: Ja çfarë më befasoi tek Conte

Futboll

Ish-ylli i Serisë A: Ja çfarë më befasoi tek Conte

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:06
Jose Mourinho

Sot luan te Picerno, por në karrierën e Reginaldo Ferreira da Silva, i njohur nga të gjithë vetëm si Reginaldo, ka një të kaluar të nivelit të lartë, që mund ta kishte çuar tek Inter-i i Jose Mourinho-s.

Këtë e ka pranuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për Fanpage.it.

“Nëse kam qenë ndonjëherë afër një klubi të madh? Kam qenë afër Inter-it sepse Mou më ka ndjekur për tre muaj.

Problemi im është se i kam marrë gjithmonë gjërat me qetësi, edhe pse më thonin se më ndiqte Real madrid, unë bëja gjithmonë të njëjtat gjëra”, ka thënë Reginaldo.

Nëse eksperienca me trajnerin portugez nuk është realizuar, sulmuesi ka patur mundësinë të punojë me një tjetër trajner të madh, që e ka patur në kohën kur luante me Siena-n: Antonio Conte.

“Çfarë më ka befasuar tek ai? Dëshira që i përcillte lojtarëve. Përveçse ishte një mjeshtër dhe një trajner i fortë, i përcjell agresivitetin e tij lojtarëve dhe është e pamundur të bësh keq nëse e ndjek. Agresiviteti i tij dhe dëshira për të bërë mirë me çdo kusht më kanë mbetur në mendje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat