Liverpool ka arritur marrëveshjen me Porto-n për Luis Diaz.
Klubi portugez ka pranuar ofertën 45 milionë euro, plus 15 si bonus, të Të Kuqve.
E njëjta ofertë është bërë edhe nga Tottenham, por kolumbiani ka zgjedhur skuadrën e Klopp.
Vendimi i Porto-s për të pranuar ofertën e Liverpool-it ka tërbuar trajnerin Sergio Conceicao, i cili donte ta mbante lojtarin deri në fund të sezonit.
Vizitat mjekësore pritet të zhvillohen në Argjentinë, aty ku ndodhet lojtari për të luajtur ndeshjet kualifikuese për Katar 2022 me Kolumbinë e tij.