Luis Diaz do të jetë lojtar i skuadrës së Liverpool.
Liverpool dhe Porto raportohet të kenë gjetur marrëveshje për kartonin e Luis Diaz, sulmuesit që po bën bujë të madhe këtë edicion.
Kolumbiani do t’i kushtojë skuadrës së Liverpool plot 37.5 milionë funte (45 milionë euro), mëson ‘Goal’.
‘Reds’ nga ‘Anfield’ bënë një lëvizje të vonshme, por shumë të suksesshme në këtë merkato të janarit.
Liverpool parakalon kështu skuadrën e Tottenham që deri vonë shihej si favorite për kolumbianin.
Pritet vetëm zyrtarizimi i Liverpool për këtë lëvizje. Kjo mund të bëhet pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me Kolumbinë.