Nuk ka më dyshime! E ardhmja e Vedat Muriqit do të jetë te spanjollët e Majorkës.
Lajmi është konfirmuar nga mediat iberike, teksa shqiptari i Kosovës, do të udhëtojë sot, për t’iu nënshtruar testeve mjekësorë, teksa më pas mund të vijë edhe firma.
Bëhet fjalë për një huazimim me koston e 300 mijë eurove në 6 muaj, të pasuar nga e drejta e blerjes në fund të sezonit për 13 milionë euro, blerje në fund të sezonit.
Vedat Muriqi mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Majorkës.
Nëse klubi spanjoll e shfrytëzon opsionin për ta blerë kartonin e bomberit të Kosovës në verë, do ta thyente rekordin e Aritz Aduriz, 6 milionë euro.