Njëherë do të largohet, njëherë do të qëndrojë.
Paul Pogba ende nuk ka marre një vendim përfundimtar për të ardhmen.
Ai është në vitin e fundit të kontratës me djajtë e kuq dhe ende se ka rinovuar atë.
Është raportuar se dëshiron një aventurë të re, me Realin dhe Parisin që janë seriozisht të interesuara për shërbimet e francezit.
Megjithatë, në Angli raportohet se Paul Pogba mund të ndërrojë mendje dhe të qëndrojë, nëse Man United vendos ta mbajë trajnerin, Ralf Rangnick.
Atij i pëlqen puna që po bën Rangnick dhe mund të bindet që të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford.