Liverpooli bën goditjen e madhe në merkaton e dimrit.
Luis Diaz mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i The Reds. Drejtuesit e Liverpoolit kanë arritur akordin me ata të Portos për transferimin e sulmuesit të krahut në Anfield Road duke plotësuar kërkesat e trajnerit Jurgen Klopp që e dëshironte me çdo kusht futbollistin kolumbian.
Sipas mediave portugeze Luis Diaz ka kryer vizitat mjekësore për Liverpoolin nga grumbullimi me Los Cafeteros në Kolumbi. Kosto e këtij operacioni ka shkuar në 45 milionë euro, plus 15 milionë të tjera në forme bonusesh.
Me Luis Diaz sulmi i Liverpoolit duket gjithnjë e më shumë i kompletuar pasi nuk duhet harruar që Klopp ka në përbërje emra si Salah, Mane, Diogo Jota, Firmino e Origi.