Kampioni italian Inter ka kompletuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit ekuadorian Felipe Caicedo nga skuadra e Genoas.
“Nerazzurët” e kanë konfirmuar përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit.
Ata konfirmuar se Caicedo i bashkohet Interit në një marrëveshje huazimi prej gjashtë muajsh.
Ish-lojtari i Lazios Felipe Caicedo bëhet lojtari i parë në histori nga Ekuadori që nënshkruan me kampionin italian.