Skuadra e futbollit Ferizaj vazhdon me përgatitjet në Durrës, në kuadër të kësaj zhvillojnë edhe miqësore për të gjetur formën më të mirë të ekipit.
Ferizaj po përgatitet edhe për sfidën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, të cilën e zhvillojnë me 7 shkurt kundër Llapit.
Arbnor Morina, kryetrajner, i teston të gjithë futbollistët.
“Ka përfunduar ndeshja e fundit miqësore ne stadiumin Olimpike Park në Durrës, skuadra jonë është mposhtur nga skuadra e Bullgarisë, FC Botev Vratsa me rezultat te ngushtë 3:2, golat për skuadrën tonë i shënuan: Egzon Shabani 1, dhe Drilon Sadiku 1.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore në bregdetin Shqiptar pasi që sot pasdite skuadra jonë rikthehet në Kosovë, për ti vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të Kupës së Kosovës, ku javën e ardhshme e presim skuadrën e KF Llapit ne Ferizaj”, njofton Ferizaj.