Mesfushori i Milanit: Në garë për titull...

Futboll

Mesfushori i Milanit: Në garë për titull...

Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:06
Mesfushori i Milanit: Në garë për titull...

Katër gola dhe po aq asiste në 25 preze nca nuk janë shumë, sidomos kur shifrat nuk janë shtuar prej disa muajsh. Brahim Diaz e nisi në mënyrën më të mirë këtë sezon, por që pas COVID-it rendimenti i tij ka rëndë drastikisht së bashku me formën fizike.

Sidoqoftë, spanjolli e di fort mirë se çfarë mund t’i japë Milanit dhe në intervistën e dhënë për “Sportmediaset” nuk i shmanget përgjegjësive.

Duket se COVID-i ju ka ngadalësuar më shumë sesa pritej apo jo?

"Në fakt e kalova keq. Qëndrova 12 ditë në shtëpi dhe pata disa simptoma, megjithatë nuk dua të krijoj justifikime. Që kur u negativizova kam punuar për të gjetur formën më të mirë në mënyrë që të ndimoj sa më shumë skuadrën".

"Ka shumë skuadra që janë në garë dhe pa dyshim që ne jemi njëra prej tyre, ndaj do të luftojmë deri në fund për të vendosur duart mbi titull", tha Diaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat