Kroos: E di që Reali kërkon Mbappen

Futboll

Kroos: E di që Reali kërkon Mbappen

Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:08
Kroos: E di që Reali kërkon Mbappen

Toni Kroos nuk fshihet dhe në një intervistë e pranon hapur që Kylian Mbappe është objektivi i madh i Realit të Madridit në merkato. Në një intervistë ku foli për disa tema, mesfushori gjerman nënvizoi se do t’i pëlqente të shihte talentin francez të mbante veshur fanellën e Los Blancos.

“ Gjithçka do të varet nga situata me kontratën e tij, por nuk surprizohem aspak që Reali kërkon ta marrë, pasi bëhet fjalë për një lojtar të madh. Nuk është aspak sekret që Reali i Madridit dëshiron të firmosë me të.

Në 8 vitet e mija që jam pjesë e Los Blancos janë përmendur shumë emra por vetëm 20% e tyre kanë mbrritur këtu”, theksoi fillimisht Kross i cili foli edhe për për të ardhmen e tij dhe rëndësinë e Carlo Ancelottit në skuadër.

“ Dua ta përfundoj karrierën time te Reali i Madridit, unë dhe familja ime ndihemi mirë në Madrid, kam edhe 1 vit e gjysmë kontratë dhe dua ta respektoj atë. Ancelotti është shumë i rëndësishëm për skuadrën, ai di si të sillet me futbollistët dhe merr më të mirën nga të gjithë”, theksoi Toni Kroos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat