Barcelona pranë nënshkrimit me Aubameyang

Futboll

Barcelona pranë nënshkrimit me Aubameyang

Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:13
Pierre Emerick Aubameyang

Siç raportohet nga gazetari Gerard Romero, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për huazimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang.

Si duket e ardhmja e Aubameyang tek Arsenali veçse ka përfunduar, pasi që trajneri Mikel Arteta ka bërë të ditur që nuk do të llogarisë në shërbimet e sulmuesit 32 vjeçar.

Por, në mënyrë që Barça të arrijë të transferojë Aubameyang, krerët e “Blaugranëve” duhet të largojnë sulmuesin Ousmane Dembele.

Këtë sezon, në 15 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, Aubameyang ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat