Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve në kuadër të fazës eliminatore për Kupën e Kosovës, ku kjo e fundit fillon garat për edicionin 2021/22 pas më pak se dy muaj pushim.
Në fazën e eliminatoreve do të kemi disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe përballjet mes Prishtinës e Drenicës dhe Ballkanit e Malishevës.
Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë.
Ndërkaq, më poshtë e gjeni orarin e plotë të vendosur nga Komisioni i Garave për Kupën e Kosovës.
Kupa e Kosovës – Faza eliminatore
E shtunë, 5 shkurt
13:00 Gjilani – Dukagjini
13:00 2 Korriku – Ramiz Sadiku
13:00 Onix – KEK-u
13:00 Ulpiana – Arbëria
E diel, 6 shkurt
13:00 Prishtina – Drenica
13:00 Ballkani – Malisheva
13:00 Fushë Kosova – Drita
E hëne, 7 shkurt
13:00 Ferizaj – Llapi