Francezi drejt largimit nga Barcelona.
Ashtu siç është raportuar dhe në media në ditët e kaluara, Osman Dembele është një tjetër lojtar që po ndiqet me interes nga Bajerni i Mynihut.
Francezi është në prag divorci me skuadrën e Barcelonës dhe në verë do të jetë një lojtar i lirë.
Por katalanasit nuk kanë ndër mend të paguajnë rrogën e lartë të lojtarit deri në fund të sezonit dhe do të ishin të kënaqur nëse ai do të largohej nga klubi që në merkaton e këtij muaji.