Kolumbia humbi një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Perusë 0-1, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Përtej rezultatit, një moment tjetër ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.
Tifozët e Kolumbisë po ofendonin lojtarët gjatë ndeshjes dhe ky veprim nuk i pëlqeu Hames Rodrigezit.
Ai u kërkoi atyre që të ndalonin, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe hodhën sende në drejtim të tij. Ish-lojtari i Realit dhe Bajernit, la fushën e lojës më shpejt se të tjerët, i shoqëruar nga anëtarë të stafit.
Nga ana individuale Hames ishte ndër më të mirët në fushë, por megjithatë Kolumbia e tij ndodhet në vendin e 6 me 17 pikë dhe ka komplikuar rrugën drejt Botërorit.