Zurich arkëton tre pikë në luftë për titullin e kampionit në Zvicër. Futbollistët Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu, Blerim Xhemaili u paraqitën titullarë për Zurich-in, e cila ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Servettes, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Letzigrund”.
Zurich triumfon me autogolin e Cespedes në minutën e 48-të.
Xhemaili u zëvendësua në minutën e 74-të, po në këtë minutë u fut në lojë Bledian Krasniqi
Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Kastriot Imeri u paraqit standard në radhët e Servettes.
Pas javës së 19-të, Zurich kryeson me 43 pikë e Servette është i pesti me 25 sosh.