Barcelona po kërkon të ringrihet dhe një herë si skuadër, me trajnerin Xavi që po mendon të afrojë disa lojtarë që do t’i vinin në ndihmë klubit.
Pas Adama Traore, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë, Barcelona tani kërkon të afrojë sulmuesin e Arsenal, Aubameyang. Pas marrëdhënieve jo të mira që afrikani ka me teknikun Arteta, sulmuesi e ka të sigurt largimin nga Arsenal.
Zgjedhja e parë e teknikut Xavi ishte sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata dhe pas transferimit të Vlahovic te “zonja e vjetër”, spanjolli u pa si një arritje e mundur.
Por duket se Juventus nuk dëshiron ta lë të lirë kaq shpejtë Moratan dhe kjo gjë ka bërë që Barcelona të kërkojë për një sulmues tjetër dhe Aubameyang shihet si i duhuri.