Burkina Faso ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës pasi ka mposhtur minimalisht Tunizinë me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë (45+3′) nga Ouattara D.
Ndeshja ishte e balancuar nga fillimi e deri në fund, por megjithatë në fund, Burkina Faso arriti të shënojë fitore.
Burkina Faso mbeti më një lojtar më pak në fushë në minutat e fundit të ndeshjes, por këtë nuk arriti ta kapitalizojë me ndonjë gol Tunizia.
Ndërkohë, në ndeshjen gjysmëfinale, Burkina Faso do të takohet me Kamerunin.