Vedat Muriqi në Spanjë: Jam shumë i lumtur

Futboll

Vedat Muriqi në Spanjë: Jam shumë i lumtur

Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:17
Vedat Muriqi në Spanjë: Jam shumë i lumtur

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi tashmë ka shkelur në tokën spanjolle dhe nesër pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Mallorcan.

Mediet spanjolle kanë shkruar për mbërritjen e tij në Spanjë derisa edhe kanë marrë opinionin e parë të sulmuesit të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e skuadrës” – tha Vedat Muriqi pas mbërritjes në Spanjë.

Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio si huazim për gjashtë muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat